Orelesi sqaron situatën

- Bota Sot

Orelesi sqaron situatën

Nuredin Orelesi ka folur pas barazimit 0-0 që Apolonia pati ndaj Ilirsë.

Sfida ishte e vlefshme për javën e nëntë të Kategorisë së Parë. Iliria në vendin e tretë ka dy pikë më tepër se Apolonia që ndjek.

Antoni Umeijego nuk është aktivizuar tek Apolonia, edhe pse është sulmuesi kryesor. Zëvendëstrajneri Orelesi dha një koment të shkurtër për këtë fakt.

Si e vlerëson barazimi? Ne humbëm 2 pikë. Luajtëm shumë mirë dhe meritonim 3 pikët. Nuk duhet të dorëzohemi, duhet të vazhdojmë përpara. Të mendojmë për ndeshjen e ardhshme dhe të rikthejmë 2 pikë dhe besoj do jem tepër i kënaqur.

Cili ishte faktori kryesor, që ekipi nuk arriti dot të shënonte? Besoj se nuk na mungoi asgjë, duhet të kishim gjetur golin në aksionet që kishim. Duhet të ishim më agresiv, më të përqëndruar, por nuk duhet të ulim kokën, të dorëzohemi dhe të mendojmë për ndeshjen e ardhshme.

Plan B për të konkretizuar punën? Kemi plan B, por nuk mund të jap më tepër hollësi. Më besoni, ndeshjen e ardhshme ne do bëjmë më të mirën.

Mungesa e Umeijegos? “Është pjesë e skuadrës. Është pjesë e ekipit, stërvitet, por kjo gjë është pjesë e klubit dhe lojtarit”, u shpreh Oreles.



Read it all at Bota Sot