Lajme të këqija për lojtarin shqiptar, shqetësohet Maqedonia e Veriut

- Bota Sot

Lajme të këqija për lojtarin shqiptar, shqetësohet Maqedonia e Veriut

Lajme të këqija nga Zvicra përkatësisht nga Lugano, klubi për të cilin luan shqiptari Ezgjan Alioski, një nga futbollistët më të mirë në kombëtaren e Maqedonisë së Veriut.

“Alioski u lëndua pardje në ndeshjen me Servette dhe sipas raportit mjekësor të Luganos, bëhet fjalë për një frakturë të fibulës së majtë, kështu që atë e pret një pushim disamujor.

Kjo do të thotë që Alioski, edhe nëse dëshiron, nuk mund të jetë në gjendje të ndihmojë Maqedoninë në ndeshjen me Uellsin në Cardiff që luhet në muajin e ardhshëm.

Një ndeshje që do të jetë vendimtare nëse Maqedonia do të përfundojë e dyta dhe do të luajë në play-off për Kupën e Botës”, shkruan media maqedonase “Sportsport”.



Read it all at Bota Sot