Agjenti paralajmëron vendim në dhjetor

- Bota Sot

Agjenti paralajmëron vendim në dhjetor

E ardhmja e Mauro Icardit te Galatasaray mbetet e pasigurt.

Kontrata e sulmuesit argjentinas me klubin turk skadon në verën e vitit 2026, por deri më tani drejtuesit nuk kanë bërë asnjë lëvizje për rinovimin, siç ka konfirmuar agjenti i tij, Elio Letterio Pino.

“Prioriteti ynë është të qëndrojmë te Galatasaray, por deri tani askush nuk është vënë në kontakt me ne,” deklaroi ai. “Kapiteni i Galatasaray-t nuk mund të lihet në pasiguri.

Do të presim deri në dhjetor, pastaj do ta konsiderojmë veten të lirë për të marrë vendime të tjera.”

Icardi humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar për shkak të një dëmtimi në ligamentin e kryqëzuar të gjurit (ACL), por këtë sezon është rikthyer në formë, duke luajtur 12 ndeshje dhe shënuar gjashtë gola.

Sipas mediave turke, paga e lartë e argjentinasit mund të jetë arsyeja pse klubi nuk ka nisur ende bisedimet për zgjatjen e kontratës.

Ndërkohë, disa lajme nga Italia e lidhin emrin e Icardi-t me Milanin, që duket se ka interesa ta transferojë argjentinasin në merkaton e janarit.



Read it all at Bota Sot