Anis Mehmeti bëhet çështje jave në Angli

- Bota Sot

Anis Mehmeti bëhet çështje jave në Angli

Anis Mehmeti është padyshim një nga lojtarët shqiptarë më në formë të momentit dhe te Bristoli e shohin si futbollistin që mund të kthejë skuadrën në Premier Ligë.

Sulmuesi kuqezi u kthye në protagonist këtë javë jo për gola të shënuar, por për një incident që kishte në fushë me lojtarin kundërshtar, Tomoki Iuata.

Futbollisti shqiptar pati një përplasje fizike duke u goditur kokë më kokë me kundërshtarin, teksa nuk munguan as duart në fyt nga Mehmeti.

Ky incident, ka sjellë reagime pasi kundërshtarët pretenduan që të nxirret i kuq për Mehmetin dhe diçka të tillë e ka konfirmuar edhe ish-arbitri Dermo Gallager.

Ai u shpreh se Mehmeti ka qenë me fat për shkak se arbitri po merrej me një tjetër çështje.

“Ai ishte me fat sepse gjyqtari po merrej me një incident tjetër. Asistentja ndoshta i ka dhënë atij informacionin se ka pasur një përplasje dhe se duhet t’i ndëshkojë të dy.

Ata kanë qenë me fat sepse duke i ndëshkuar, çështja është zgjidhur. Nëse kjo do të shkojë në Disiplinë, ai mund të përballej me një akuzë për sjellje të dhunshme”, u shpreh ish-gjyqtari anglez.

Këtë sezon, Mehmeti ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asiste të tjerë në 12 javët e para të kampionatit, teksa tashmë i duhet më shumë kujdes pasi do të jetë nën vëzhgimin e arbitrave për të parë nëse do të ketë apo jo sjellje të tilla.



Read it all at Bota Sot