Shqiptaro “gatuan” gol para syve të Cristiano Ronaldos

- Bota Sot

Shqiptaro “gatuan” gol para syve të Cristiano Ronaldos

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Al Ittihad po fiton në transfertë përballë Al Nassr.

Sfida e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Arabisë Saudite, ka mbyllur pjesën e parë 1-2.

Ishte pikërisht mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ai që “gatoi” golin e dytë për të tijët. Në minutën e 47-të të pjesës së parë, Mitaj dha një super pasim për Aouar, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë.

Kështu, mbrojtësi nga Malësia e Madhe tregon qartë vlerat e tij dhe ndikimin në ekipin arab.

Ndërkohë që ky asist vlen të theksohet se vjen para syve të Cristiano Ronaldos, që është në fushë për Al Nassr.



Read it all at Bota Sot