Klubi katalanas dëshiron të shmangë çdo shpërqendrim

- Bota Sot

Klubi katalanas dëshiron të shmangë çdo shpërqendrim

Barcelona dhe talenti i saj i ri Lamine Yamal kanë vendosur të anulojnë intervistën e planifikuar me streamer-in e njohur francez, AmineMaTue, e cila ishte parashikuar të zhvillohej të martën.

Sipas raportimeve të ‘El Chiringuito TV’, ky vendim është marrë pas diskutimeve të brendshme në klub, me Barcelonën që i ka rekomanduar lojtarit të shmangë daljet mediatike për momenti.

Yamal e ka pranuar këshillën e klubit pa kundërshtime.

\Ky hap vjen në një moment të ndjeshëm, pas polemikave që shpërthyen para “El Clásico”-s, kur Yamal bëri disa komente gjatë një interviste në Twitch me Ibai Llanos, të cilat çuan në tensione me mbrojtësin e Real Madridit, Dani Carvajal.

Klubi katalanas dëshiron të shmangë çdo shpërqendrim dhe të përqendrohet plotësisht te aspekti sportiv, ndërsa skuadra e Hansi Flick-ut përgatitet për ndeshjen e radhës në La Liga kundër Elches.



Read it all at Bota Sot