Prizren: VV e AAK bashkë për Balotazh, ç' deklaruan Abrashi e Krasniqi

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: VV e AAK bashkë për Balotazh, ç' deklaruan Abrashi e Krasniqi

Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës arritën marrëveshje bashkëpunimi për Balotazhi në Komunën e Prizrenit, që mbahet me 9 nëntor, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Qëllimi i koalicionit është të forcohet pozicioni përballë kandidatëve rivalë.

Kjo shënon koalicionin e dytë të Vetëvendosjes në kuadër të garës për balotazh, ku Abrashi ndodhet përballë Totajt të PDK-së.

Njoftimi i plotë i Artan Abrashit

Marrëveshje bashkëpunimi për Prizrenin

Sot, në Prizren, Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra në Prizren, e përfaqësuar nga unë si kryetar, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e përfaqësuar nga kryetari z. Besnik Krasniqi, nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe zhvillimore për qytetin tonë.

Ky bashkëpunim ka vetëm një qëllim: t’i shërbejmë qytetarëve të Prizrenit dhe të garantojmë që çdo projekt, çdo investim e çdo vendim të jetë në dobi të komunitetit tonë.

Bashkë, me përkushtim dhe përgjegjësi, do të punojmë për:

• zhvillim ekonomik e infrastrukturor,

• arsim e rini,

• qeverisje të hapur dhe llogaridhënëse.

Prizreni është mbi çdo interes partiak.

Për qytetin tonë, për të ardhmen e përbashkët.

Njoftimi i plotë i Besnik Krasniqit

Njoftim për opinionin publik

Në bazë të vendimit të Kryesisë së Degës së AAK-së në Prizren dhe në pajtueshmëri me Statutin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,

sot kemi nënshkruar marrëveshje te koalicionit qeverisës me z. Artan Abrashi, kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Aleanca, dega në Prizren, mbetet e përkushtuar që, në përputhje me programin tonë politik e zhvillimor, të jetë gjithmonë pranë qytetarit dhe në shërbim të tij.

Ne zotëhemi se do të përfaqësojmë me dinjitet interesat e qytetarëve tanë në çdo nivel të qeverisjes lokale dhe se do të punojmë me përkushtim për një Prizren të drejtë, të zhvilluar dhe të bashkuar.

VV tashmë ka koalicion edhe me NDS e Emilia Rexhepit / Gazeta e Prizrenit /



Read it all at Gazeta e Prizrenit