Mislimi: Kërkojmë vazhdimësi pozitive

- Bota Sot

Mislimi: Kërkojmë vazhdimësi pozitive

Skuadra e Bashkimit nga Kumanova kërkon vazhdimësi të rezultateve pozitive dhe në kudër të javës ë 11-të, do të takohet me Makedonija Gjorçe Petrovin.

Janë dy skuadra që njihen mirë dhe vitin e kaluar luftuan deri në fund të sezonit për të marë biletën e Ligës së Parë.

Muaherm Mislimi kërkon që ekipi nga Kumanova të vazhdojë me të njëjtë recetë dhe pas fitores ndaj FC Shkupit, mos të kthehet duarthatë nga ndeshja në Shkup.

“Kthehemi në fushë pas tri pikëve ndaj FC Shkupit, ku ekipi është super i karikuar për fitoren e ardhshme.

Vitin e kaluar, me ekipin e Makedonija Gjorçe Petrovit, deri në fund luftuam për kualifikim të lartë në Ligën e Dytë, kështu që i njohim shumë mirë ata. J

am shumë i sigurtë se Bashkimi nuk kthehet duarthatë nga kjo ndeshje. Kemi motiv dhe energji shumë pozitive për t’i kënaqur tifozët tanë ‘ILIRET’,” tha mes tjerash Muharem Mislimi.

Ndeshja në mes Makedonija Gj.P. dhe Bashkimit do të zhvillohet në stadiumin e Gjorçe Petrovit, në orën 13.30.



Read it all at Bota Sot