IFAB thotë fjalën e tij! Ndryshime rrënjësore në botën e futbollit

- Bota Sot

IFAB thotë fjalën e tij! Ndryshime rrënjësore në botën e futbollit

IFAB, që përcakton dhe miraton rregullat zyrtare të futbollit, ka diskutuar dje ndryshimet që mund të vijnë për edicionin 2026/27.

Në mbledhjen virtuale është përshëndetur dhe u raportuan sinjale pozitive për rregullat që lejojnë vetëm kapitenët të komunikojnë me gjyqtarin kryesor, si edhe portieri i cili nuk lejohet ta mbajë topin në dorë më tepër se 8 sekonda.

Më pas janë diskutuar ndryshimet që mund të sjellin sërish impakt pozitiv. Bëhet fjalë për disa disa prej tyre që janë në rend, për t’u diskutuar.

Një prej tyre është prekja e dyfishtë aksidentale gjatë penalltisë.

IFAB mendon se rregulli i 8 sekondave, të shërbejë si shembull për momente të tjera ku vonohet loja. Për të pasur sa më tepër lojë efektive, për të mos humbur ritmin, parimi i numërimit mund të zbatohet në të ardhmen te rivëniet anësore, si edhe nisjet e topit nga rivënia fundore.

VAR ndërkohë pritet që të ndërhyjë, kur gabimisht jepet një karton i dytë i verdhë. Duke parë rastet ku ndikimi nuk ka munguar, atëherë mund të ketë përmirësim. Çështja e pozicionit jashtë loje ndërkohë duhet analizuar.



Read it all at Bota Sot