Jobe Bellingham mbetet te Dortmundi

- Bota Sot

Jobe Bellingham mbetet te Dortmundi

Kohët e fundit ka pasur shumë thashetheme rreth një transferimi të mundshëm në formë huazimi për Jobe Bellingham te Manchester United.

Vëllai i Jude, i cili mbërriti te Borussia Dortmund gjatë verës, ka pasur vështirësi në muajt e parë, duke luajtur vetëm dy ndeshje si titullar te verdhezinjtë.

Sipas The Sun, “Djajtë e Kuq” i kishin vënë syrin lojtarit të lindur në vitin 2005, por ai nuk duket i prirur të largohet nga Borussia, veçanërisht për një ekip që nuk garon në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori dëshiron të qëndrojë dhe të përpiqet të luajë siç duhet. 



Read it all at Bota Sot