Një tragjedi e madhe ndodhi në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë midis Leipzig dhe Cottbus.
Një tifoz u rrëzua me të hyrë në stadium para fillimit të ndeshjes.
Ai u rrëzua me tu afruar tribunave dhe ambulanca reagoi menjëherë.
Megjithatë, mjekët vetëm konfirmuan vdekjen e tifozit.
Klubi gjithashtu lëshoi një deklaratë zyrtare gjatë ndeshjes për shkak të tragjedisë.
“Kemi marrë lajmin e trishtueshëm se një tifoz i Leipzigut ka humbur betejën dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në deklaratën e klubit.
Leipzig fitoi me rezultat 4:1 dhe kualifikohet në të tetën e finales.