Granit Xhaka po çmend anglezët me këto statistika

- Bota Sot

Granit Xhaka po çmend anglezët me këto statistika

Mesfushori shqiptar i Sunderlandit, Granit Xhaka, po përjeton një fillim sezoni magjik me “Macet e Zeza” në Ligën Premier.

Xhaka ka befasuar të gjithë kur vendosi gjatë verës të transferohet nga Bayer Leverkuseni te Sunderland, por zgjedhja e tij ka rezultuar të jetë e suksesshme.

Njëri nga më meritorët për këtë nisje të përkryer të edicionit pa dyshim se është shqiptar Xhaka, i cili si kapiten po udhëheq ekipin, teksa ka bërë edhe tri asistime.

Megjithatë, kjo nuk është arritje e vetme e Xhakës, pasi 33-vjeçari është futbollisti që ka vrapuar më së shumti kilometra në kampionat në nëntë xhirot e para.

Sipas një postimi nga faqja zyrtare e Ligës Premier, Xhaka ka vrapuar plot 100.8 kilometra në nëntë ndeshje, duke pasur një mesatare mbi 11 kilometra për ndeshje.

Pas Xhakës në renditje është bashkëlojtari i tij, Noah Sadiki, me 100.1 km, ndërsa pas tyre vijnë Elliot Anderson (Nottinggham) me 99.9 km, Daniel Munoz (Crystal Palace) me 99.2 km dhe Sander Berge (Fulham) me 98.5 km kompleton pesëshen.



Read it all at Bota Sot