Shëmbet një ndërtesë në Stamboll, raportohet për disa persona nën rrënoja

- Bota Sot

Shëmbet një ndërtesë në Stamboll, raportohet për disa persona nën rrënoja

Një pallat 7-katësh është shembur në zonën Mevlana Mahallesi të qytetit Gebze në Turqi. Autoritetet turke kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e personave të bllokuar në rrënoja.

Shembja ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit në rrugën Isikgel  ndërsa shkaqet ende nuk dihen. Policia, zjarrfikësit, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe ekipet e shpëtimit kanë nxituar në vendngjarje, shkruan euronews.

Hetimet për shkaqet e shembjes po vazhdojnë në ndërsa një familje është bllokuar nën rrënoja. Sipas informacioneve fillestare, pesë persona vlerësohet të jenë të bllokuar.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya tha se operacioni i shpëtimit po koordinohet nga prefekti dhe kryetari i bashkisë së Gebzes, ndërsa zyrtarë të lartë të AFAD-it janë në vendngjarje.

Ai tha se në operacion po marrin pjesë 147 ekipe shpëtimi, përfshirë 80 zyrtarë të AFAD-it, si dhe anëtarë të organizatave vullnetare dhe të bashkisë. Po përdoren dy qen kërkimi të trajnuar, tetë pajisje zbulimi të personave të bllokuar, dy dronë dhe 52 automjete.



Read it all at Bota Sot