Ramsey në ankth

- Bota Sot

Ramsey në ankth

Aaron Ramsey po kalon ditë të vështira në Meksikë. Ish-mesfushori i Juventusit, tani te Pumas, po kërkon me dëshpërim qenushen e tij Halo, e zhdukur më 9 tetor në San Miguel de Allende.

Megjithëse ka kaluar shumë kohë, Ramsey nuk i humb shpresat, por ka premtuar një shpërblim prej 10.000 dollarësh për këdo që e gjen ose ofron informacione të besueshme.

Që nga zhdukja, shumë vullnetarë e banorë lokalë janë përfshirë në kërkime, ndërsa nëpër qytet janë vendosur postera dhe pankarta për ta ndihmuar futbollistin dhe familjen e tij. Halo është një “beagle” 10-vjeçare, që ka nevojë për kujdes mjekësor.

Edhe bashkëshortja e tij, Colleen, ka bërë thirrje në rrjete sociale:

“Na ndihmoni ta kthejmë tek ne”. Në një postim prekës, Ramsey ka publikuar një foto me Halo, duke shkruar: “Çfarë nuk do të bëja për ta përqafuar edhe një herë”.



Read it all at Bota Sot