Conte “shpërthen” pas Lecces

- Bota Sot

Conte “shpërthen” pas Lecces

Napoli fitoi 1:0 ndaj Lecces dhe kryeson i vetëm Serie A, por trajneri Antonio Conte nuk u shfaq i kënaqur me lojën e skuadrës.

“Po përballemi me mungesa të rëndësishme si De Brojne, Lukaku e Meret. Disa flasin shumë, por ndonjëherë duhet të heshtin dhe të kuptojnë kush sheh më larg,” tha ai pas ndeshjes për mediat italiane.

Konte pranoi se skuadra rrezikoi në pjesën e dytë pas penalltisë së shpërdoruar nga Kamarda:

“Ndeshje të tilla duhen menaxhuar me mend, jo vetëm me zemër. Këtu duhet të udhëheqë arsyeja.”

Në konferencën për shtyp, tekniku shpërtheu: “Ka nga ata që flasin e më pas ikin. Më vjen keq për De Brojne, por është qesharake të thuhet se dëmtimi i tij na bënë që të përfitojmë. Shpresoj që ankesat e disa presidentëve të mos ndikojnë te arbitrat. Ne jemi të qetë, por jo budallenj.”

Fitorja ndaj Leçe-s i jep Napolit kryesimin e përkohshëm, ndërsa Konte kërkon vazhdimësi për të mbajtur gjallë ëndrrën e titullit.



Read it all at Bota Sot