Dronët e operuar nga qendra e Operacioneve Speciale Alpha e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, goditën vendet ushtarake ruse dhe objektet e infrastrukturës në Krimenë e pushtuar.
Ukrainasit thanë se rusët kanë humbur një sistem raketash tokë-ajër Pantsir-S2 me vlerë rreth 20 milionë dollarë amerikanë.
Ky sistem është një nga komponentët kryesorë të mbrojtjes ajrore ruse. Përveç kësaj, u shkatërruan edhe dy stacione radarësh rusë.
Dronët e Alpha të SSU-së goditën gjithashtu një depo nafte në vendbanimin Hvardiiske ku ruhej karburanti.
Një zjarr i madh shpërtheu në objekt dhe re e madhe tymi e zezë u pa duke u ngritur prej tij. Një tjetër sulm me dron u regjistrua në depon e naftës Komsolmolsk.