Kombëtarja e Kosovës U-15 u ballafaqua me Maqedoninë e Veriut U-15, në turneun e futbollit për zhvillim në Shqipëri.
Në turne marrin pjesë edhe ekipet kombëtare të Shqipërisë dhe Armenisë.
Maqedonia fitoi me rezultat 1:0 ndaj Kosovës.
Futbollisti shqiptar, Fisnik Amiti, shënoi në minutën e 52-të për Maqedoninë.
Maqedonia e nisi ndeshjen me disa shqiptarë. Ja përbërje: Mario Stojkovski, Hamza Zuberi, Ejman Emini, Din Rozajac, Kalin Avramovski, Fisnik Amiti, Vasko Trajkov, Stefan Stojanovski, Vigan Tairi, Dorotej Hristov, Jovan Jançevski;
Zëvendësues: Ognen Bozhinovski, Andreja Blazev, Filip Bogoevski, Arian Isaku, Diar Ajrullau, Amar Neziri, Diar Aliu, Boris Mateski, Jovan Danoski, Dragan Petkov, Pavel Dimoski.