Besa feston 100-vjetorin me fitore, Skënderbeu pëson humbjen e parë në kampionat

- Bota Sot

Besa feston 100-vjetorin me fitore, Skënderbeu pëson humbjen e parë në kampionat

Kanë përfunduar  takimet e ditës së sotme në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 9-të të kampionatit. Besa feston në mënyrën më të mirë 100-vjetorin e themelimit, pasi mposht 3-1 Kukësin dhe merr fitoren e parë sezonale në kampionat.

Sfida nuk ka patur shumë histori, pasi kavajasit kanë zgjidhur gjithçka që në pjesën e parë, duke shënuar 3 gola.

Ballhysa nga pika e bardhë e penalltisë shënon për Kukësin në pjesën e dytë. Besa fiton ndeshjen me rezultatin 3-1 dhe merr fitoren e parë sezonale në kampionat.

Skënderbeu pëson humbjen e parë sezonale në kampionat, pasi është mposhtur nga Kastrioti me rezultatin 3-2. Pogradeci merr një fitore të çmuar në Peshkopi, duke mposhtur 2-1 Korabin vendas.

Laçi ndalet në një barazim pa gola 0-0 në Gjirokastër përballë Luftëtarit vendas. Në barazim të bardhë 0-0 mbyllet edhe sfida Burreli-Lushnja.

Pas përfundimit të javës së 9-të, Skënderbeu vazhdon të kryesojë i vetëm renditjen me 22 pikë, i ndjekur nga Laçi me 17 pikë.



Read it all at Bota Sot