Milan - Ardon Jashari, kjo është më e reja

- Bota Sot

Milan - Ardon Jashari, kjo është më e reja

Pas një vere të gjatë ndjekjesh dhe pritjesh, më në fund po nis vërtet aventura e Ardon Jasharit me Milanin. 

Pas transferimit në Milano për mbi 40 milionë euro, mesfushori shqiptar Ardon Jashari u dëmtua menjëherë në një përplasje në stërvitje me Santiago Gimenez. 

Kësisoj pat pësuar një frakturë të kockës së kërcirit që e mbajti jashtë fushës për më shumë se dy muaj. 

Sot, në Milanello, ai ka kryer ende një program individual me stafin teknik, por që nga nesër do të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës.



Read it all at Bota Sot