Flamurtari ka gjetur më në fund fitoren e parë për këtë sezon.
Vlonjatët kanë mundur në shtëpi 1-0 Vllazninë.
Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll në barazim pa gola.
Goli vendimtar u shënua në minutën e 73-të. Bolzan gjen fillimisht rrjetën pas një aksioni që nisi nga krosimi i Lorenc Trashit nga goditja e dënimit.
Arbitri anullon golin e Bolzan dhe drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë, për prekje të topit me dorë nga Gurishta. Herald Marku tregohet i saktë dhe dërgon topin në rrjetë.
Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Flamurtari i gëzohet fitores së parë, Vllaznia edhe pse humbi mban ende vendin e parë me 19 pikë.