“Skandal”/ Mediat serbe reagojnë pas njohjes së Kosovës nga Siria

- Bota Sot

“Skandal”/ Mediat serbe reagojnë pas njohjes së Kosovës nga Siria

Siria u bë sot shteti i fundit që njeh pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës si republikë, një vendim i njoftuar nga Presidentja Vjosa Osmani.

Osmani u shfaq krah presidentit sirian Ahmed al-Sharaa dhe Princit të Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman, për të cilin shprehu mirënjohje si ndërmjetësues i kësaj arritjeje.

Megjithatë, reagimet e para nga Serbia, ashtu siç pritej nuk kanë qenë pozitive me mediat në Beograd që e kanë cilësuar aktin diplomatik si “skandal”.

“Skandal, Siria njeh Kosovën”, është titulli i medias serbe ‘b92‘, ndërsa ende nuk ka një reagim nga Beogradi zyrtar, i cili ka ruajtur marrëdhënie pozitive me Sirinë gjatë regjimit të ish-Presidentit të rrëzuar Bashar al Assad.

Pas njohjes nga Siria, reagoi edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili u shpreh se nga sot mes dy vendeve ka hapësirë për bashkëpunim dhe ndërtim të marrëdhënieve bilaterale.

Siria është vendi i tretë që ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2025, pas Kenias dhe Sudanit.



Read it all at Bota Sot