Martini pas humbjes në Vlorë

- Bota Sot

Martini pas humbjes në Vlorë

Vllaznia humbi me shifrat 0-1 në Vlorë nga Flamurtari dhe pas sfidës foli trajneri Edi Martini.

Ai përgëzoi kundërshtarët për fitoren, por tha se rezultati më i drejtë do të ishte barazimi.

“Na ndikoi më shumë gjendja fizike. u ndje lodhja, mungojnë 6 lojtarë të cilët janë kyç, por ky është futbolli, patëm rastet tona, sikur të shënonim do të flisnim ndryshe, rezultati më i drejtë do të ishte barazimi, humbet 3 pikëshi dhe më vjen keq.

Në pjesën e parë dhe të dytë ndryshuam skemën, e njoh si luan Moriero se e kam parë te Laçi, ishin më të freskët se ne, patën më shumë grintë se ne, patën më shumë topa në fushë se ne, ishte një gjë shumë e bukur, sepse mendova se kishin pak, më pëlqeu super traditë e Flamurtarit sot, bravo.

E vlerësoj Vlorën dhe Flamurtarin maksimalisht, mbas shënimit të golit, 20 minuta, nuk ka pasur lojë efektive fare, 4-5 topa në fushë, lojtarët u rrëzoheshin në fushë, e kuptoj dashninë për të marrë 3 pikët por nuk merren ashtu.

I uroj suksese Vlorës. Flamurtari pati lojtarë të freskët dhe bëri, pata mungesa dhe ia vë theksin freskisë, se ndryshe do të shënonimm, ia vë lodhjes që patëm me Tiranën, Bismark na bën punë shumë, Qardaku dhe Dros, ky është shkaku nuk ka asgjë tjetër”, deklaroi Martini.



Read it all at Bota Sot