Roma vazhdon me formë të mirë në Serie A në futboll.
Romakët para shikuesve të vet shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Parmës, në takimin e javës së nëntë.
Golat për vendasit i realizuan Hermoso (63) e Dovbyk (81) e për udhëtusit Circati (86’).
Napoli kryeson me 21 pikë sa ka edhe Roma në pozitën e dytë e Parma është në vend të 15-të me 7 sosh.