Mërgim Vojvoda shënon, Como vazhdon shkëlqimin në Serie A

- Bota Sot

Mërgim Vojvoda shënon, Como vazhdon shkëlqimin në Serie A

Como e ka mposhtur me rezultat 3:1 Veronën, në takimin e javës së nëntë në Serie A në futboll.

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, është aktivizuar në minutën e 78-të dhe i mjaftuan 12 minuta për të shënuar.

Vojvoda shënoi në minutën e 90+2 për fitoren 3:1.

Për vendasit shënuan Douvikas (9) e Posch (62) e Vojvoda (90+2’)  dhe për udhëtuesit Serdar (25)

Como renditet në vend të katërt me 16 pikë e Verona në të 17-tin me 5 sosh.



Read it all at Bota Sot