Xherdan Shaqiri asiston në fitoren e Baselit

- Bota Sot

Xherdan Shaqiri asiston në fitoren e Baselit

Baseli këndellet pas humbjes gjatë javës që e lamë pas, sonte e mposhti me rezultat 2:0 Zurich-un.

Kapiteni Xherdan Shaquri me shokë treguan lojë të mirë.

Futbollisti Shaqiri asistoi në minutën e 50-të.

Golat i realizuan Traore (13) e Salah (50).

Albian Ajeti u zëvendësua në minutën ne 48-të e Xherdan Shaqiri u paraqit deri në minutën e 89-të për Baselin.

Lindrit Kamberi u paraqit nga minuta e parë e Bledian Krasniqi nga minuta e 70-të për Zurich-un. 

Kamberi u zëvendësua në minutën e 89-të.  

Pas javës së 11-të elitën e futbollit zviceran, Baseli renditet në vend të tretë me 21 pikë e ka 4 më pak se lideri Thun dhe Zurich është në të nëntin me 13 sosh.



Read it all at Bota Sot