Interi tregon forcën ndaj Fiorentinës

- Bota Sot

Interi tregon forcën ndaj Fiorentinës

Interi ka ndalur tre pikë të mëdha në luftë për kreun e tabelës, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Fiorentinën e  thelluar në krizë.

Interi pas disfatës në Napoli, sonte ishte një fytyrë tjetër, sulmuese dhe bindëse.

Pjesa e dytë vulosi fatin e ndeshjes.

Futbollistët Calhanoglu (66 e 88- nga penalltia) e Suçiç (71’) – realizuan golat. 

Pas javës së nëntë në Serie A, Interi renditet në vend të tretë me 18 pikë, tre më pak se Napoli dhe Roma.

Fiorentina është në vend të 19-të me 4 pikë, pa fitore, me 4 barazime e pesë humbje.



Read it all at Bota Sot