18-vjeç u rrëmbye në Sofje, rrëfimi tronditës i emrit të madh ttë futbollit

- Bota Sot

18-vjeç u rrëmbye në Sofje, rrëfimi tronditës i emrit të madh ttë futbollit

Sot kujtohet si një nga sulmuesit më elegantë të gjeneratës së tij, protagonist me Tottenham dhe Manchester United, ku fitoi dy Premier League dhe “Këpucën e Artë”.

Por përpara lavdisë në Angli, Dimitar Berbatov ka përjetuar momente që mund t’i kishin ndërprerë karrierën – dhe ndoshta edhe jetën.

Në podkastin “Rio Ferdinand Presents”, ish-sulmuesi bullgar ka treguar se ishte rrëmbyer në moshën vetëm 18-vjeçare, kur po shpërthente me CSKA Sofje..

E gjitha ndodhi, siç shpjegoi ai, në një periudhë kur “në Bullgari ishte e vështirë, kishte banda, ishte normale të jetoje me frikë”.

“Më çuan në një restorant, mendova se nuk do të dilja i gjallë”

Pas një stërvitjeje, Berbatov pranoi me naivitet një ftesë për udhëtim nga një shok skuadre: “Më tha se donte të më çonte te një mik i tij. I besoja, kështu që hipa në makinë.

Më çoi në një restorant”. Aty, skena ndryshoi menjëherë tonin: “Ishte një burrë ulur vetëm në një tavolinë, dhe pas tij tre tipa të mëdhenj. Djem tipikë ballkanikë, me një pamje që të frikësonte.”

Burri e ftoi të ulej. Pastaj erdhi kërkesa: “Ne të duam në ekipin tonë. Duhet të të marrim.” Berbatov përpiqej të shpjegonte se donte të qëndronte te CSKA Sofia, por tonet nuk linin asnjë zgjedhje tjetër. “Isha i terrorizuar. Mendoja: duhet të thërras babain, duhet të dal nga këtu.”



Read it all at Bota Sot