Forca pëson disfatë në përballjen me skuadrën ukrainase!
Kampioni i Maqedonisë në futsal, ekipi “Forca”-s pësoi një disfatë të rëndë me 2:10 ndaj ekipit ukrainas “Hit”, në ndeshjen e parë të Grupit 8, në raundin kryesor të Ligës së Kampionëve.
Forca, si fituese e turneut kualifikues të zhvilluar në Maqedoni, u kualifikua për fazën kryesore të Ligës së Kampionëve, por në raundin e parë ndjeu se nuk është e lehtë të luash në këtë nivel.
Ekipi “Hit” ishte një kundërshtar shumë më i mirë dhe dominoi nga fillimi deri në fund për të arritur një fitore bindëse 10-2. Kundërshtari i radhës i Forcës do të jetë skuadra “v ” nga Sllovenia.