Mbappe merr dhuratë një super makinë, por ai nuk ka patentë

- Bota Sot

Mbappe merr dhuratë një super makinë, por ai nuk ka patentë

Kylian Mbappe, ylli i Real Madridit, ka pasuruar garazhin e tij me një BMW i7 plotësisht elektrike, një model luksoz me vlerë rreth 130 mijë euro.

Automjeti është pjesë e partneritetit mes BMW dhe Real Madridit, që u jep lojtarëve makina të personalizuara si simbol të mobilitetit të gjelbër.

Megjithatë, një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen: Mbappé ende nuk ka patentë drejtimi.

Për këtë arsye, edhe pse makina i është dorëzuar personalisht, ai do të vazhdojë të udhëtojë në sediljen e pasagjerit, ndërsa drejtimin e merr shoferi i tij personal.

Ky fakt ka risjellë në qendër të vëmendjes pasionin e kampionit francez për makinat luksoze. Koleksioni i tij përfshin Ferrari 488 Pista, Ferrari SF90 Stradale, Mercedes V-Class, Range Rover, Volkswagen Tiguan, si edhe modelet elektrike Audi RS e-tron GT dhe Volkswagen ID.5, që i përdorte gjatë periudhës te PSG-ja.

Sipas mediave franceze, vendimi i Mbappé për të mos marrë patentë në moshë të re lidhet me dëshirën e tij për të ruajtur privatësinë dhe për të qëndruar larg syrit të publikut gjatë adoleshencës.



Read it all at Bota Sot