Barcelona në kërkim të një sulmuesi

- Bota Sot

Barcelona në kërkim të një sulmuesi

Barcelona po planifikon që tani strategjinë e merkatos për sezonin e ardhshëm dhe synon të forcojë repartin ofensiv.

Pavarësisht dëshirës për emra të mëdhenj si Erling Haaland apo Julian Álvarez, situata e ndërlikuar financiare e klubit e detyron të ndjekë alternativa më të përballueshme ekonomikisht.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit katalanas kanë përzgjedhur dy profile që po monitorohen me kujdes: Etta Eyong dhe Serhou Guirassy.

Eyong, sulmues 21-vjeçar i Levante-s, po kalon një moment të shkëlqyer në La Liga, me 6 gola dhe 3 asistime në 10 ndeshje, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

Ai është nën kontratë me Levanten deri në qershor 2029, gjë që mund ta bëjë disi më të vështirë negociatën, por Barça sheh tek ai një investim për të ardhmen.

Nga ana tjetër, Serhou Guirassy, sulmuesi i Borussia Dortmund, mbetet një objektiv i vazhdueshëm i klubit katalanas. Me përvojën e tij dhe aftësinë për të qenë vendimtar në zonën e rreptësisë, ai shihet si një opsion ideal për të rritur konkurrencën në sulm.



Read it all at Bota Sot