Spalletti mbërrin në Continassa

- Bota Sot

Spalletti mbërrin në Continassa

Luciano Spalletti mund të quhet tashmë trajneri i ri i Juventusit.

Vetëm disa detaje teknike kanë vonuar njoftimin zyrtar, i cili  përveç ndonjë të papriture, pritet të bëhet sot.

Trajneri toskan do të drejtojë edhe seancën stërvitore të pasdites me skuadrën. Ndërsa nesër është planifikuar prezantimi i tij përpara mediave.

Sipas informacioneve, ish-trajneri i kombëtares italiane do të nënshkruajë një kontratë deri në qershor, me rinovim automatik në rast kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Rreth orës 10:40 të mëngjesit, Spalletti ka mbërritur në qendrën stërvitore të Juventusit në Continassa, një sinjal i qartë se momenti i shpalljes zyrtare si trajner i ri i bardhezinjve është shumë afër.



Read it all at Bota Sot