Ish-trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalleti, pritet që sot të nënshkruajë kontratën me gjigantin italian, Juventus.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ish-trajneri i Romës, Interit e Napolit raportohet nga mediat italiane se është parë në qendrën Continassa të Juventusit ku pritet të nënshkruajë kontratën e re me klubin.
Ai do të qëndrojë në klub deri në qershor të vitit 2026 me opsion zgjatjeje në rast të kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
Juventusi momentalisht është pa trajner pas shkarkimit të Igor Tudorit si pasojë e rezultateve të dobëta.
Në ndeshjen e djeshme ndaj Udineses klubi bardhezi e përfundoi rekordin e tetë ndeshjeve pa fitore, gjë që ndodh për herë të parë që nga viti 2009.
Superylli kosovar, Edon Zhegrova, i cili as mbrëmë nuk u paraqit fare ndaj Udineses, pritet të ketë më shumë minuta me fanellën bardh e zi pas ardhjes së Spalletit në krye të klubit