Çabi Alonso e ka kthyer Real Madridin te fitorja në “El Clasico”. Madrilenët fituan me rezultatin 2-1 përballë Barcelonës, megjithatë jo çdo gjë po shkon si duhet.
Në kampin e Real Madridit po vërehet një ndryshim i madh në drejtim pas ardhjes së trajnerit Çabi Alonso. “The Athletic” ka raportuar me burime pranë lojtarëve, që thonë se Alonso është më i ftohtë dhe më i distancuar krahasuar me paraardhësin Karlo Ançloti.
Ançeloti ishte shumë i dashur nga skuadra.
“Ai mendon se është Pep Guardiola, por për tani është thjesht Çabi”, u shpreh një person pranë një lojtari të ekipit të parë.