Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri, është i lumtur për fitoren e ekipit të tij me rezultat 2:0 ndaj Zurich-ut, në takimin e javës së nëntë në elitën e futbollit zviceran.
Shaqiri bëri dy asistime ku ndihet edhe krenarë.
"Është gjithmonë mirë të asistosh.
Mund të kishim shënuar shumë më tepër gola.
Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, edhe për tifozët tanë.
Dikush më markonte vazhdimisht.
Por, jam i lumtur që arrita ta ndihmoja ekipin me dy asistime", tha mes të tjera Shaqiri, transmeton mediumi zviceran “Blick”.
Pas javës së 11-të Baseli renditet në vend të tretë me 21 pikë e ka 4 më pak se lideri Thun.