Prishtina do të përballet me Gjilanin, në kuadër të javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Kjo ndeshje luhet të shtunën nën dritat e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Të shtunën e presim në shtëpi Gjilanin, ndeshje e vlefshëm për javën e 12-të.”, thuhet në njoftim të FC Prishtina.
Prishtina është në krye të tabelës me 25 pikë e Gjilani në vend të nëntë me 11 sosh.