Bayern-i i Kompmany nuk mund të niste më mirë këtë sezon të ri futbollistik pasi jo vetëm është në garë në tri fronte, por ka mundur që të vendosë edhe një rekord të ri, i cili rezistonte prej 32 vitesh.
Skuadra e drejtuar nga Kompany fitoi mbrëmjen e kaluar në Këln përballë vandasve me shifrat 4-1 duke u kualifikuar kështu për në raundin e tretë të DFB Pokal. Por fitorja në “RheinEnergieSTADION” ishte e 14-ta radhazi në këtë sezon. Kurrë më parë një klub i pesë ligave më të mira të Europës nuk kishte nisur sezonin me 14 fitore radhazi.
Për herë të fundit një sipërmarrje të tillë kishte bërë Milan-i i Capello-s, i cili në sezonin 1992/93 mori 7 fitore në Serie A, tre në
Coppa Italia (në atë kohë turet luheshin me sistem vajtje-ardhje) dhe tre ndeshje të para të Champions League. Në atë sezon Milani i frenua në ishullin e Kaljarit, kur barazuan me vendasit, por ky rezultat nuk i pengoi që të kalonin për në turin pasardhës pasi kishin fituar në “San Siro”.
Tani Bayern ka shansin që të thellojë rekordin e vendosur për ta bërë edhe më të vështurë për ta thyer nga ekipet e tjera. Të shtunën ekipi i Bayern luan në “Allianz Arena” përballë Leverkusen ndërsa të martën viziton Parisin ku e pret PSG-ja. Me Harry Kane, autor të 22 golave dhe tre asisteve deri më tani, asgjë nuk është e pamundur.