Tamba: Duhet të harrojmë ndeshjen e fundit, shikojmë para për tu kthyer te fitoret

- Bota Sot

Tamba: Duhet të harrojmë ndeshjen e fundit, shikojmë para për tu kthyer te fitoret

Shkëndija e Tetovws të premten në Strumicë përballë AP Brera luan ndeshjen e xhiros së 11-të në LPFMV.

Në konferencën për shtyp foli Fabrice Tamba. 

Ndeshja AP Brera-Shkëndija luhet të premten në stadiumin “Bllagoj Istatov” në Strumicë me fillim në orën 13:30. 

…atmosfera…

Fabrice Tamba: “Gjithçka është në rregull. Atmosfera është e mirë. Sigurisht, e humbëm ndeshjen e fundit, ishte derbi, por ky është futbolli. Gëzim dhe ndonjëherë mërzi.

Por ne duhet të harrojmë atë. Tani jemi të fokusuar në ndeshjen e radhës dhe, sigurisht, po shkojmë me mentalitet 100% për ta fituar atë ndeshje”.

…humbja mësim për të ardhmen…

Fabrice Tamba: “Po, ndoshta. Por ka diçka të rëndësishme, edhe kur fiton, mëson. Sepse ky është futbolli. Edhe atëherë kur fiton, mund të bësh disa gabime. Dhe nga ato gabime mëson për ndeshjen tjetër, që të bësh më mirë. Kur humb, është më e vështirë. Sepse ndoshta humbet dhe bën më shumë gabime.

Atëherë duhet të mësosh përsëri nga ato gabime. Pra, kur them që e harrojmë, nuk do të thotë që nuk na intereson. Jo, jo, jo. Është çështje ambicjeje. Nuk duam të qëndrojmë në të kaluarën. Ajo që ndodhi, ndodhi. Nuk mund të kthehemi mbrapa. Jo. Ajo që duhet të bëjmë është të ecim përpara.

Dhe, sigurisht, do ta përdorim atë që ndodhi në ndeshjen fundit, gabimet tona, për t’u përmirësuar, për të bërë më mirë. Dhe pastaj, sigurisht, do të tregojmë një fytyrë tjetër. Sepse të gjithë e dinë cilësinë tonë. Të gjithë e dinë për çfarë jemi të aftë. Çfarë kemi treguar në fillim të sezonit, mund ta bëjmë edhe në mes, edhe në fund të sezonit. Dhe kjo është ajo që ne do ta bëjmë.

Tani gjithçka është në rregull. Pa presion. Ne vazhdojmë të punojmë, do të punojmë edhe më fort. Dhe do t’i tregojmë të gjithëve që jemi Shkëndija që të gjithë e njohin”.

…beson në reagim…

Fabrice Tamba: “Sigurisht, të gjithë e dinë këtë. Siç e thashë, ishte një befasi për të gjithë që humbëm ndeshjen e fundit. Mendoj se në gjithë vendin askush nuk e priste që ta humbnim atë ndeshje. Sepse të gjithë e dinë dinamikën ku jemi tani, cilësinë që po tregojmë, jo vetëm në Maqedoni, por në gjithë Evropën. Të gjithë e dinë për ne. Dhe nuk mendoj se ka ndonjë skuadër që kur dëgjon se do të luajë kundër Shkëndijës, e merr lehtë. Jo. Çdo skuadër që luan kundër nesh jep më shumë seç duhet. Sepse tani duhet ta themi se për shumë skuadra është nder të luajnë kundër nesh.

Siç e thashë, gjithçka do të jetë në rregull. Nuk jemi të stresuar. Asgjë. Humbëm, nuk donim të humbnim, por ky është futbolli. Sot fiton, nesër humbet. Por, sigurisht, ne kemi më shumë… si ta them… më shumë presion.

Sepse, në fakt, nuk dua të them që jemi një skuadër e madhe (në aspekt evropian), por jemi në atë rrugë. Prandaj të gjithë presin rezultate pozitive çdo herë. Është e vështirë. Nuk është e lehtë. Sepse ky është futbolli, jo gjithmonë shkon siç do ti. Por gjithçka do të jetë në rregull. Ndeshja e radhës, fitore dhe kjo është ajo që na duhet”.
 



Read it all at Bota Sot