Obi Mikel: Është për shkak Jota-s, shikojeni Salahun se si duket

- Bota Sot

Obi Mikel: Është për shkak Jota-s, shikojeni Salahun se si duket

Skuadra e Liverpoolit në shtatë ndeshjet e fundit ka pësuar gjashtë humbje dhe ka fituar vetëm një, kështu kanë filluar menjëherë kritikat për trajnerin dhe futbollistët.

Legjenda e futbollit afrikan dhe Chelseat, John Obi Mikel flet për rezultatet negative të “The Reds”.

Ai e lidh këtë dështim të Liverpoolit me vdekjen tragjike të Diogo Jota-s.

“Si futbollistë, ne kalojmë më shumë kohë me bashkëlojtarët, sesa me familje. Jemi së bashku gjithmonë në dhomat e zhveshjes.

“Të humbasësh dikë, menjëherë ka efekt te lojtarët, madje çdo ditë.

“Pavarësisht se koha ikën, gjëra të tilla gjithmonë të godasin emocionalisht dhe qëndrojnë gjithmonë me ju.

“Për mua, sa herë që diçka ndodh në klub, emocionet janë gjithmonë të rënda. Kur ju shikoni Mohamed Salahun tani, i cili ishte shumë i afërt me Jotan, ju mund ta shihni vetëm hijen e tij.

“Kështu që mendoj se ne duhet të jemi më shumë të kuptueshëm”, u shpreh John Obi Mikel

Kujtojmë që mbrëmë skuadra e Liverpoolit u mposht nga Crystal Palace dhe u eliminua nga EFL Cuc.



Read it all at Bota Sot