Bayerni thyen rekordin e Milanit të Capellos

- Bota Sot

Bayerni thyen rekordin e Milanit të Capellos

Bayern Munich po vazhdon marshimin e tij triumfues këtë sezon.

Mbrëmjen e djeshme, skuadra bavareze mposhti Köln-in me rezultatin 4-1 në transfertë, duke siguruar kalimin në 1/8 e finales së Kupës së Gjermanisë dhe duke arritur fitoren e 14-të radhazi në të gjitha kompeticionet.

Ky sukses e lejon ekipin e Vincent Kompany-t të thyejë rekordin historik të Milanit të Fabio Capello-s (1992/93), që kishte ndalur në 13 fitore, dhe ta presë në formë perfekte sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së, që do të luhet të martën në “Parc des Princes”.

Ndeshja nuk nisi mirë për Bayern-in, pasi Köln kaloi në avantazh në minutën e 31-të me golin e Ache-s.

Por reagimi i bavarezëve ishte i menjëhershëm: Luis Díaz barazoi rezultatin, ndërsa Harry Kane shënoi një dopietë (38’ dhe 64’), duke çuar në 22 gola në 14 ndeshje këtë sezon. Michael Olise vulosi fitoren me golin e katërt në minutën e 72-të.

Me 51 gola të shënuar dhe vetëm 10 të pësuar që nga fillimi i sezonit, Bayern po funksionon si një makinë perfekte: një mesatare e frikshme prej 3.6 golash për ndeshje dhe një mbrojtje pothuajse e pathyeshme.



Read it all at Bota Sot