Askush si Ylber Ramadani

- Bota Sot

Askush si Ylber Ramadani

E njohim për goditjet e tij të shkëlqyera. Ylber Ramadani është bërë një hero tek Lecce dhe në Serie A, për golat e tij vendimtarë, që kanë siguruar jo vetëm fitore, por edhe që vjet garantuan qëndrimin në elitë.

Gjithsesi, mesfushori i kombëtares shqiptare vlerësohet edhe për ritmin dhe kontributin në lojë, gjë që është edhe detyra e tij kryesore.

Ai ka arritur mesataren e vrapimit prej 10.5 kilometrash për ndeshjen, ndërsa kundër Udineses përshkoi 11 kilometra.

Këtë e thekson një media puljeze, që i referohet të përditshmes autoritare, “Il Corriere dello Sport”, dhe sipas së cilës Ramadani është numri 1 tek Lecce në këtë element të futbollit.

Klubi italian theksoi edhe vjet me krenari se shqiptari shkëlqeu si “maratonomak” edhe në Kampionatin Europian në Gjermani duke vrapuar 12.51 km mesatarisht për çdo ndeshje, e duke hyrë në 10-en më të mirë të turneut.

Bashkë me Medon Berishën, Ramadani është kthyer në titullar të skuadrën e tij, dhe që të dy janë ndër më të vlerësuarit, shkruan abcnews.

Për momentin, Lecce është në pozita të vështira në klasifikimin e Serisë A, ashtu siç ishte edhe sezonin e kaluar, kur një gol nga distanca i 29-vjeçarit siguroi praktikisht mbijetesën.



Read it all at Bota Sot