Alarm për Kombëtaren shqiptare para ndeshjeve të nëntorit

- Bota Sot

Alarm për Kombëtaren shqiptare para ndeshjeve të nëntorit

Elseid Hysaj nuk do të jetë pjesë e Lazios në ndeshjen e sotme që skuadra italiane do të luajë ndaj Pisa. Maurizio Sarri nuk e ka grumbulluar për ketë takim dhe tashmë mediat italiane kanë zbuluar edhe arsyen.

Shkodrani bëhet me dije se ka një problem me gjurin e djathtë. Në ëkto kushte duke parë situatën, stai mjekësorë i skuadrës italiane e ka këshilluar për pushim dhe Sarri ka ndjekur direktivat e tyre.

Nuk dihet ende se cila është shkalla e gjendjes së tij dhe pritet që në ditët në vazhdim të mësohet më shumë për dëmtimin e Hysajt.

Mungesa e tij në sfidën e ditës së sotme është edhe një “alarm” për Kombëtaren shqiptare, me Sylvinhon që bëhet me “dhimbje koke” para ndeshjeve të muajit nëntor, ku Shqipëria do të luajë me Andorrën në transfertë dhe Anglinë në “Air Albania”..



Read it all at Bota Sot