Një muaj arrest shtëpiak për mjekun - lëshonte raporte për pushime mjekësore në Vushtrri

- Bota Sot

Një muaj arrest shtëpiak për mjekun - lëshonte raporte për pushime mjekësore në Vushtrri

Gjykata Themelore në Mitrovicë të enjten ka caktuar një muaj arrest shtëpiak, për A.V, mjekun nga Vushtrria nën dyshimin për marrje ryshfeti nga 10 deri 50 euro për të lëshuar raporte për pushime mjekësore.

“Sipas aktvendimit të Gjykatës, ndaj të pandehurit A.V. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ‘Marrje ryshfeti”- thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Në njoftim theksohet më tej se “masa e arrestit shtëpiak është konsideruar e mjaftueshme në këtë fazë të procedurës, për të siguruar prezencën e të pandehurit dhe për të parandaluar ndërhyrjen në prova apo dëshmitarë.”

Gjykata ka bërë të ditur se masa do të llogaritet nga data 28 tetor 2025 deri më 28 nëntor 2025.

Dy ditë më parë, mjeku i dyshuar është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin e marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se me qëllim të përfitimit personal ka pranuar shuma të ndryshme të të hollave nga 10 deri 50 euro për të lëshuar raporte për pushime mjekësore.



Read it all at Bota Sot