Liam Delap ishte një prej afrimeve të rëndësishme të Chelsea gjatë kësaj vere, pasi u transferua nga Evertoni për 30 milionë paund.
Por duket se eksperienca e tij mund të zgjatë shumë pak te blutë londinezë.
Ai mungonte prej javësh për shkak të një dëmtimi, por me rikthimin e tij në fushë në ndeshjen e Kupës së Ligës që Chelsea fitoi me shifrat 4-3 ndaj Ullvërhempton, zgjati vetëm pak minuta në lojë.
Futbollisti u fut në fushë në vend të Estevaos në minutën e 61-të, por u ndëshkua me të verdhë fillimisht në minutën e 79 e më pas në minutën e 86, duke dalë me karton të kuq.
Një situatë që nuk i ka pëlqyer trajnerit Enco Mareska, i cili ka shpërthyer në kritika publike kundër sulmuesit me fjalë të cilat japin sinjale se hapësirat për Delap nuk do të jenë më të mëdha.
“Absolutisht po! Një faull idiot. Mund ta shmangim këtë. Tre golat që pësuam, mendoj se të gjithë mund t’i shmangim. Sigurisht, patëm edhe një karton të kuq shumë idiot që ishte krejtësisht i panevojshëm.
Pas kartonit të parë të verdhë i thashë Delapit katër ose pesë herë të ruante qetësinë.
Por Liam është një lojtar që, kur është në fushë, ndoshta e luan lojën për veten e tij dhe e ka të vështirë të kuptojë dhe t’i dëgjojë ata përreth tij.
“Është e turpshme kur është një karton i kuq si ky.
“Sepse janë dy kartonë të verdhë brenda, nuk e di, shtatë minutash? Mendoj se të dy mund t’i shmangim.
Pra, nuk është mirë”, tha Mareska pas ndeshjes.