Edhe një dënim nga Federata e Futbollit për KF Besën

- Bota Sot

Edhe një dënim nga Federata e Futbollit për KF Besën

Edhe një dënim nga Federata  e Futbollit për KF Besën e Sllupçanit!

Komisioni Disiplinor në kuadrin e FFM-së njofton se pas sigurimit të materialeve të reja video-provuese në procedurën disiplinore kundër Besa Sllupçan, dhe për shkak të incidentit që ndodhi gjatë ndeshjes Besa – Aerodrom 2018, ndeshje nga java e 8-të i Ligës së Tretë – Veri në Maqedoni, është përcaktuar se në incident ka marrë pjesë edhe futbollisti vendas, Behar Demiri.

Ndaj lojtarit të lartpërmendur do të vendoset një sanksion disiplinor – përjashtim nga organizata e futbollit (suspendim i përjetshëm).

Komisioni Disiplinor i Ligës së Tretë – Veri u bën thirrje të gjithë personave që kanë video ose materiale të tjera relevante provuese në lidhje me incidentin, ta paraqesin atë për qëllime të procedurës disiplinore.

Federata e Futbollit të Maqedonisë edhe një herë dënon fuqimisht çdo formë dhune në fushat sportive dhe do të vazhdojë me zbatimin pa kompromis të rregulloreve disiplinore, me qëllim mbrojtjen e integritetit të ndeshjeve dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në futboll.



Read it all at Bota Sot