Historia e pabesueshme e Jordon Ibe

- Bota Sot

Historia e pabesueshme e Jordon Ibe

Në vitin 2012, Liverpool krenohej me 16-vjeçarin Jordon Ibe, i cili në atë kohë konsiderohej si super talent dhe të kuqtë prisnin që ai të bëhej akoma edhe më i mirë se Raheem Sterling.

Te Liverpool nuk gjeti hapësirën që i duhej dhe pas disa huazimeve, në vitin 2016 u shit te Bournemouth për 15 milionë paundë, një blerje rekord në atë kohë për klubin e “qershive”.

Megjithatë, Ibe rezultoi një transferim i dështuar dhe më pas filloi kalvari i lëvizjeve nga një ekip në një tjetër, gjithmonë e në rënie.

Sot, Jordon Ibe, 29 vjeç, ka fimosur me klubin e ligës së tetë, Sittingbourne. “Jemi krenarë të njoftojmë se Jordon Ibe ka zgjedhur Sittingbourne FC në rrugëtimin e tij për të rizbuluar kënaqësinë e futbollit.

Qëllimi ynë është i thjeshtë: të shohim Jordon duke dhënë më të mirën e tij.

Asgjë s’do të na gëzonte më shumë sesa ta shihnim të shkëlqejë në muajt në vijim dhe të rikthehet në futboll me kohë të plotë , një sukses që do të pasqyronte si përkushtimin e tij, ashtu edhe angazhimin e klubit ndaj zhvillimit të tij”, thuhet në postimin zyrtar të klubit amator.



Read it all at Bota Sot