Tre të vrarë nga sulmet ruse në Sloviansk të Ukrainës

- Bota Sot

Tre të vrarë nga sulmet ruse në Sloviansk të Ukrainës

Autoritetet rajonale në Sloviansk të Ukrainës lindore, raportuan më herët se dy raketa ruse goditën qytetin.

Vadym Filashkin, kreu i administratës ushtarake rajonale ka konfirmuar se tre persona u vranë dhe një person u plagos, raporton Sky News.

“Rusët gjuajtën dy raketa drejt qytetit, duke goditur një zonë banimi,” shkroi Filashkin në Telegram.

“Dhjetë ndërtesa shumëkatëshe, një kafene, një postë, një objekt infrastrukture dhe tre makina u dëmtuan”, ka shtuar ai.



Read it all at Bota Sot