Para pak minutash dolën në shitje biletat për ndeshjen Kosovës – Zvicër, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 18 nëntor.
Ndërsa, pak minuta pas daljes në shitje, sajti për blerjen e biletave ka rënë nga sistemi.
Interesimi i lartë ka bërë që aktualisht faqja të mos jetë funksionale.