Alshiqi bashkohet me Kombëtaren U20 të Kosovës

- Bota Sot

Alshiqi bashkohet me Kombëtaren U20 të Kosovës

Futbollisti 17-vjeçar i lindur në Austri, Redon Alshiqi, është ftuari më i ri në grumbullimin e Kombëtares U20 të Kosovës që ka nisur sot.

Redoni, i cili aktivizohet në kampionatin austriak, është shprehur i emocionuar dhe krenar për mundësinë që i është dhënë:

“Është privilegj i madh për mua të vesh fanellën e Kosovës dhe të kontribuoj për vendin e zemrës time.

Duke ditur sakrificën e familjes sime dhe të gjithë popullit, heronjve e martirëve që u flijuan për këtë vend, do të mundohem të jap kontributin tim në futboll.”

Urime Redonit dhe gjithë ekipit suksese në këtë grumbullim!.



Read it all at Bota Sot