Ndeshja vendimtare e Shqipërisë

- Bota Sot

Ndeshja vendimtare e Shqipërisë

Anglia ka qenë skuadra e parë europiane që ka siguruar biletën e saj në Botërorin 2026. Kjo bën që “tre luanët” të përballojnë më të qenë dy ndeshjet e fundit të tyre, ndaj Serbisë dhe Shqipërisë.

Ndeshje të cilat janë vendimtare për fatin e ekipeve që kanë përballë në luftën për play-off, por edhe një mundësi për Tuhel që të eksperimentojë dhe të shohë nga afër opsione të reja për ekipin që do të përzgjedhë për të marrë pjesë në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Sipas mediave angleze, ai po përgatit një surprizë të pazakontë për këto dy ndeshje, pasi do të ftojë një lojtar nga kategoria e dytë angleze.

Karl Rashuorth, portieri 24-vjeçar i Koventri, është një prej lojtarëve që ka shkëlqyer në startin e sezonit në Championship dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e Tuchel dhe stafit të tij.

Lojtari i huazuar nga Brajton, ka regjistruar 613 minuta radhazi pa pësuar gol, duke vendosur rekordin e ri për Koventrin, që  është kthyer në klub kandidatë për t’u ngjitur në elitë.

Kësisoj, Tuhel po planifikon që ta bëjë pjesë të “tre luanëve” në ndeshjet e nëntorit, ku mendohet se do të ketë rotacion në portë pasi trajneri gjerman do të shohë mirë këtë repart dhe ndoshta edhe të ndryshojë hierarkinë mes shtyllave.



Read it all at Bota Sot