Shkëmbi: Momenti që mbetëm me 10 lojtarë, skuadra u përqëndrua më shumë

- Bota Sot

Shkëmbi: Momenti që mbetëm me 10 lojtarë, skuadra u përqëndrua më shumë

Struga Trim Lum shumë shpejtë është rikthyer tek fitorja në kampionat, duke regjistruar të 8-tën nga gjithsej 10 ndeshje.

Sot ekipi strugan në rolin e mysafirit, mirëpo në stadiumin e saj në Strugë, mundi FC Shkupin me shifrat 2:1.

Mbi të gjitha kjo fitore skuadrën strugane e riktheu në krye të renditjes tabelare, gjë kjo që ka lënë të kënaqur edhe trajnerin Bledi Shkëmbi.

“Ndjehemi mirë që u rikthyem shpejtë tek fitorja. Mendohej që do të ishte një fitore e thjeshtë sot kundër FC Shkupit, mirëpo u pa që nuk ishte ashtu.

Në shumicën e kohës dominuam dhe patëm shumë raste për të shënuar, mirëpo bëmë edhe disa gabime të pafalshme në linjën e mbrojtjes.

Momentin që mbetëm me 10 lojtarë, skuadra u përqëndrua më shumë duke  dhënë maksimumin e saj për të fituar ndeshjen.” – u shpreh trajneri Bledi Shkëmbi, i cili foli edhe për vendimin e tij për të pushuar disa nga titullarët e padiskutueshëm.

“Menduam të bëjmë rotacion te disa lojtarë, pasi ndeshjet janë shumë afër njëra tjetrës dhe kemi nevojë për balancim forcash fizike” – e mbylli intervistën e tij, Bledi Shkëmbi, për të cilin ishte kjo fitorja e 8-të në kampionat në 10 xhiro.



Read it all at Bota Sot